Pse meshkujt tradhtojnë!?

Edhe pse kohët e fundit femrat gjithnjë e më shumë lëshohen në aventura seksuale, megjithatë meshkujt vazhdojnë të kryesojnë kur bëhet fjalë për tradhtinë. Mirëpo, pse e bëjnë këtë? Ju zbulojmë shtatë arsye pse meshkujt tradhtojnë.

Për hakmarrje

Njeriu i lënduar shpesh nuk mendon siç duhet, prandaj në një situatë të tillë është i gatshëm për gjithçka. Reagimet e pamenduara të mashkullit të lënduar shpesh përfundojnë me tradhti.

Mungesa e tërheqjes

Marrëdhëniet jo të mira seksuale mes partnerëve, janë arsye e fuqishme që mashkulli të tradhtojë. Mungesa e seksit shpesh lidhet edhe me mungesën e joshjes fizike që janë dy nga shenjat e para të një lidhjeje jo të mirë, e cila është e dënuar të dështojë.

Vetmia

Në një anketë të bërë me meshkujt, të cilët së paku një herë në jetë kanë tradhtuar ish-partneren ose partneren aktuale, një nga arsyet më të përmendura për tradhtinë e tyre ka qenë vetmia dhe ndjenja e braktisjes.

Diçka mungon

Ky është një nga problemet më të mëdha të meshkujve të papjekur, të cilët ende nuk janë të gatshëm për lidhje serioze dhe bashkëjetesë.

Zënka me partneren

Mosmarrëveshjet dhe zënkat janë shenjat e para të krizës në lidhje. Kur ato fillojnë të bëhen të përditshme, është koha të pyeteni se ku qëndron problemi. Kjo mënyrë e jetesës te meshkujt shkakton emocione të përziera dhe jo rrallë përfundon me tradhti.

Forcimi i vetëbesimit

Disa meshkuj e kalojnë gjithë jetën duke u dëshmuar para vetes ose miqve të tyre. Tradhtia për forcimin e egos dhe ndjenjës për vlerë më të madhe dhe mashkullitet- flet për një mashkull të pasigurt dhe të kompleksuar, i cili ende nuk e ka përjetuar dashurinë e vërtetë./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button