Një million euro për parmakun e urës në “Holidej In”

Rreth një million euro do të kushtojë parmaku i ri për urën tek “Holidej In”. Qyteti i Shkupit ka firmosur marrëveshje me një grup ofruesish: Miniera dhe hekurudha – Instituti nga shkupi dhe fonderi serb “Jeremiq”, të cilat për 1.140.000 euro duhet ta punojnë dhe ta montojnë parmakun mbrojtës dhe të furnizojnë dhe vendosin kandelabër në urën.

Parmaku i ri në urën tek “Holidej In” është dyfish më i shtrenjtë se ai në urën tek ASHAM, për të cilin u shpenzuan rreth gjysmë million euro, ndërsa kushton tre herë më shumë se parmaku për urën Goce Dellçev, për të cilën u ndanë 370.000 euro.

Nga Qyteti i Shkupit nuk sqarojnë pse parmaku i kësaj ure është i dyfish, gjegjësisht tri herë më i shtrenjtë se parmakët e tjerë.

“Me marrëveshjen e lidhur është paraparë që të bëhet faza e dytë e rikonstruimit të urës tek “Holidej in”. Miniera dhe hekurudhat – Instituti dhe fonderi artistik “Jeremiq” duhet që për shumën e paraparë të ndërtojnë parmak dekorativ dhe ndriçimin e urës”, theksojnë nga kabineti i kryetarit të Shkupit Koce Trajanovski.

Autor i vendimit ideor për dukjen e re të urës është Konstatin Janev, i cili është autor edhe i dy luanave në urën e Goce Dellçevit. Sipas projektit, në parmakun do të nxirën imazhe dhe motive të trashegimisë kulturore maqedonase. Në këtë urë nuk do të ketë skulptura grandioze. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button