Shkëndija mban kreun, humbin Shkupi dhe Renova

Skuadra e Shkëndijës ka marrë fitoren e radhës në kampionat duke mbetur lider i padiskutueshëm. Edhe pse kuqezinjtë ishin në disavantazh që nga minuta e 35-të, ata arritën që të shënojnë dy gola dhe të marrin edhe një tre pikësh drejt luftës për titullin kampion. Golin e barazimit e shënoi Radeski pesë minuta para fundit, ndërsa në pjesën e dytë duhej të luhej minuta e 82-të, kur Hasani ishte autor i golit të fitores.

Shkupi ka pësuar disfatë në Çair nga Sileksi me rezultat minimal 0:1. Edhe pse gjatë gjithë 90 minutave Shkupi dominoi me lojë, Sileksi mori tri pikë pa tentuar dhe pa shutuar drejt portës së Zendelit, i cili golin e vetëm e pranoi nga bashkëlojtari i tij Besart Krivanjeva.

Edhe skudra e Renovës është mundur në këtë javë, duke pësuar disfatë nga Pelisteri në Manastir me rezultatin 2:1. Vardari ka mundur ekipin e fundit në tabelë “Skopjen” me 3:0, ndërsa ka befasuar Pobeda që ka fituar befasinë e sezonin Akademija Pandev në Strumicë me rezultat minimal 0:1. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button