Tri vjet burgim për ata që nuk e respektojnë himnin e Kinës
Kina ka miratuar një ligj që dënon me tri vjet burgim, të gjithë ata që nuk e respektojnë himnin kombëtar, raporton media shtetërore.
Ndryshimet në legjislaturën penale, janë aprovuar nga parlamenti dhe Kongresi Kombëtar i Popullit (NPC), raporton agjencia e lajmeve Xinhua, përcjell REL.
Sipas raportimeve, thuhet se “Rastet e mosrespektimit të himint kombëtar në publik, mund të dënohen duke përfshirë, mohim të të drejtave politike, ndalim kriminal dhe burgim deri në tri vjet”.
Qeveria kineze e ka bërë këtë njoftim, megjithatë nuk ka dhënë detaje shtesë rreth ligjit.