Balla i përgjigjet Bashës: Po sillesh si polic, prokuror apo gazetar

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, reagoi ndaj kreut demokrat, Lulzim Basha, i cili po e akuzon mazhorancën për lidhje me krimin.

Pa komentuar historinë e arrestimit të Orest Sotës, të cilit iu gjetën mijëra euro dhe patentat e ish-ministrit të Brendshëm, Balla thotë se Basha po merr rolin e prokurorit.

“Është shumë e qartë për të gjithë pse Lulzim Basha po mundohet të sillet si polic, prokuror apo gazetar. Sepse Lulzim Basha nuk bën dot detyrën e Kryetarit të Partisë Demokratike.Kryebashkiaku i Lulzim Bashës Agron Kapllanaj, është dënuar me 2 vjet heqje lirie për kryerjen e veprës penale të “vjedhjes”, por Kryetari Basha nuk jep asnjë përgjigje dhe nuk merr asnjë përgjegjësi për këtë. Kryetari i Partisë së Agron Kapllanajt flet edhe 10 herë në ditë për të tjerët, për krimin dhe të inkriminuarit, por ka 3 ditë që nuk flet për të dënuarin për “vjedhje”, të cilin Basha e mbrojti duke shkelur Ligjin në KQZ,” shkruan Balla në FB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button