Bllokohet pika kufitare e Kakavijës, probleme me sistemin kompjuterik

Problemet në sistemin kompjuterik të policisë kufitare greke, ka shkaktuar sot radhë të gjata në pikën kufitare të Kakavijës, në Gjirokastër si edhe në pikën kufitare të Kapshticës.

Sipas burimeve nga policia, mësohet se prej rreth shtatë orësh, pala greke nuk ka lejuar të kalojnë nga kufiri i Kakavijës, Kapshticës, si edhe Qafë Botës (Sarandë), persona që nuk kanë pasaportë greke apo të të një prej shteteve të BE.

Në radhë janë makina, autobusë dhe qytetarë, të cilët presin me orë të gjata të kalojnë në shtetin kufirin. Burime nga policia e Korçës konfirmuan për ATSH se pati një zhbllokim të situatës rreth orës 8.00 të mëngjesit por më pas u bllokua sërish kalimi i qytetarëve.

Konsulli shqiptar në Janinë, Pervin Gjukuria i cili pas situatës së krijuar ka shkuar në pikën kufitare të Kakavijës është shprehur për mediat shqiptare se nga ana greke, shkak për këtë problem në pikat kufitare është bërë rënia e sistemit të kontrollit të pasaportave të Greqisë.

Sipas konsullit Gjukuria kjo situatë është me të gjitha pikat kufitare dhe jo vetëm në Kakavijë.

“Komunikimi zyrat nga ana greke është se ka rënë sistemi me Shqipërinë për të gjitha pikat kufitare. Na vjen keq për situatën, po punojmë për të zgjidhur situatën:”, është shprehur konsulli shqiptar në Janinë, i cili ka mbërritur në pikën doganore të Kakavijës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button