Portieri pëson dëmtim horror, kapaku i gjurit i del nga vendi (VIDEO)

Atlas dhe Tigres janë takuar gjatë të enjtes në orët e vona në kuadër të ligës elitare meksikane.

Takimi kryesor i ligës së Meksikës përfundoi pa fitues pasi që në fund të 90 minuta rezultati në semafor tregonte shifrat 1-1, transmeton syri.net. 

Por, ndeshja përfundoi në mënyrë më të keqe të mundshme për portierin e Atlasit, Oscas Ustarin.

Ky i fundit pësoi një lëndim të rëndë gjera pritej të përfundonte takimi, i cili i ka kushtuar me ndërhyrje kirurgjike.

Në fakt, portieri shkelmoi me forcë topin, ndërsa menjëherë u shtri në tokë, me kakapun e gjurit që kishte dalë nga vendi.

Mediat meksikane raportojnë se futbollisti nuk do të paraqitet në fushat e blerta për së paku dy muaj.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button