Maqedoni, tatimi progresiv do të fillojë të aplikohet nga 1 janari i vitit 2019

Tatimi progresiv do të fillojë të aplikohet nga 1 janari i vitit 2019. Ministri i Financave, Dragan Tevdovski thotë se edhe tani të përgatiten ligjet nuk do të ketë kohë tërë reforma të fillojë të implementohet nga janari i vitit 2018.

“Tatimimin progresiv të mos e vendosim në fuqi. Qëllimi ynë është të fillojmë nga janari i vitit 2019-të dhe procedura të jetë tërësisht e hapur. Planifikohet të gjitha zgjidhjet ligjore për vendosjen e tatimit progresiv të jenë të gatshme deri në mes të vitit të ardhshëm”, tha Tevdovski.

LEXO: ANALIZË: A do të ketë ndryshim të modelit tatimor dhe pse?

Qeveria e rishikon rritjen e BPV-së për këtë vit në 1,6 për qind

Qeveria e rishikoi rritjen e BPV-së për këtë vit në 1,6 për qind nga rritja e planifikuar paraprake prej 2,2 për qind.

Ministri i Financave Dragan Tevdovski në debatin për buxhetin për vitin 2018 theksoi se rishikime të tilla bëhen për herë të parë, por është me rëndësi sepse kjo është bazë për vlerësimet për vitin e ardhshëm.

Siç tha, planifikohet rritja vitin e ardhshëm të jetë 3,2 për qind.

“Pritet të përfundojë ngadalësimi që e kishim këtë vit dhe të ketë përshpejtim të konsiderueshëm vitin e ardhshëm”, tha Tevdovski. Shkalla e inflacionit parashikohet të jetë 1,7 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button