Autobusi nga Tetova përplas për vdekje këmbësorin në Sukth
![](https://i0.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2016/07/Policia-e-Shqip--ris---Aksident-foto-arkiv.jpg?fit=442%2C265&ssl=1)
Një këmbësor është përplasur për vdekje nga një autobus në autostradën Tiranë – Durrës rreth orës 05:20, njofton Ikub.al.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Sukthit, ku autobusi që drejtohej nga 48-vjeçari me iniciale G.B nga Tetova, përplasi të moshuarin D.B 72 vjeç nga Durrësi.
Ky i fundit ndërroi jetë menjëherë. Ndërkohë, drejtuesi i autobusit është shoqëruar në komisariat për të t’u marrë në pyetje në lidhje me shkaqet e aksidentit.