Saimir Tahiri: Për Berishën e fëmijët e tij, kam fakte të tmerrshme

Në një intervistë që gazetari Sokol Balla ka realizuar me Saimir Tahirin në shtëpinë e këtij të fundit, ka mundur t’i nxjerrë ish-kreut të Rendit nën hetim për trafik droge, një pakënaqësi të lehtë ndaj Edi Ramës, përcjell Gazetatema.net.

Lidhur me qëndrimet e këtij të fundit karshi tij, në gjithë këto ditë të trazuara, Tahiri tha se po të ishte ne vendin e kryeministrit, ca gjëra do i kishte bërë ndryshe.

Por nuk shkoi më tej, për ta veçuar se çfarë, duke zgjedhur që thjesht të përçojë në distancë një lloj kontestimi ndaj shefit të tij politik, lidhur me deklarata që kanë treguar dhe një lloj ftohtësie mes tij dhe Ramës.

Kur Balla i citoi Ramën që tha se nuk do donte të zhgënjehej nga Tahiri, edhe ky i fundit tha të njëjtën gjë, se nuk do donte të zhgënjehej nga Rama.

E sa i përket aspektit penal, Tahiri dhe njëherë këmbënguli në të njëjtën gjë: që nuk kishte absolutisht asnjë lidhje me Habilajt, e se gabimi i tij i vetëm ishte shitja e Audit, atyre.

Në një moment të caktuar, duke vlerësuar veten si i gatshëm për t’u hetuar, si dje në 2005 ashtu dhe sot, Tahiri përmendi Berishën, Bashën dhe Metën, duke thënë se pak vite më parë, shoferi i njërit prej këtyre është kapur me sasi kokainë në makinë zyrtare, por nuk ndodhi asnjë hetim.

“Unë kam fakte të tmerrshme për Sali Berishën e për fëmijët e tij”, tha në një moment Tahiri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button