Është hedhur bombë mbi një objekt në ndërtim në qendrën e Podgoricës
Në qendrën e Podgoricës sot në mëngjes është hedhur bombë në një objekt në ndërtim, ndërsa nga fuqia e shpërthimit kanë krisur xhamat e përdheses së ndërtesës.
Shpërthimi ka shkaktuar shqetësim te banorët nga ndërtesat përreth.
Objekti mbi të cilin është hedhur bomba është pronë e Almir Mandiq, vëlla i Damir Mandiq i cili në vitin 2015 u dënua me 19-të vite burg, për shkak bashkëpjesëmarrjes në vrasjen e kryeredaktorit dhe përgjegjësit të gazetës “Dan”, Dushko Jovanoviq.
Hetimi është në vijim dhe pritet kumtesë nga policia malazeze.