Policia turke ka arrestuar 61 pjesëtarë të dyshuar të SHI-së

 Policia turke sot kumtoi se në dy aksione të ndara ka arrestuar 61 persona, të dyshuar për lidhje me grupin xhihadist Shteti Islamik (SHI).

Siç lajmëroi Anadolu, në aksionin e parë në qarkun lindor Erzurum janë arrestuar 22 pjesëtarë të dyshuar të SHI-së, midis të cilëve edhe disa anëtarë të shquar të grupit.

Në operacionin e dytë të policisë, të zbatuar në shtatë komuna në rajonin e qytetit veriperëndimor Brusa, janë arrestuar edhe 39 persona, të dyshuar për lidhje me SHI-në, midis të cilëve edhe dy gra.

Numri më i madh i të arrestuarave në rajonin e Brusas janë shtetas të Sirisë.

Policia turke dje në Ankara ka arrestzar 49 shtetas të huaj, për të cilët ekziston dyshim se paraprakisht si pjesëtarë të SHI-së kanë marrë pjesë në luftimet në Siri dhe Irak, prej ku pas mposhtjes së grupit, ilegalisht kanë kaluar në Turqi.

Në një aksion tjetër, të zbatuar gjatë ditës së djeshme në Stamboll, janë arrestuar katër pjesëtarë të dyshuar të SHI-së, për të cilët paramendohet se kanë përgatitur sulm terrorist në qendrën tregtare në lagjen e Stambollit, Bajrampasha.

Në disa sulme në Turqi në vitet e fundit, për të cilat përgjegjësi mori SHI-ja, jetën e kanë humbur të paktën 319 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button