Me kohë dhe pa pengesa filloi votimi në Dollnen

Saktë në kohë, në orën 7 janë hapur të gjitha 40 vendvotimet në komunën e Dollnenit. Nuk ka asnjë problem dhe votimi filloi pa pengesa, deklaroi Zoran Zdrevski, kryetar i Komisionit Komunal Zgjedhor.

“Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të drejtën e tyre të votës mund ta shfrytëzojnë 11,520 votues të regjistruar në listën e vetme të zgjedhore. Banorët e kësaj komune shumëkombëshe mund të zgjedhin njërin prej dy kandidatëve për kryetar komune. Kemi paralajmërim se zhvillimin e sotëm të zgjedhjeve do ta ndjekin vëzhgues nga OSBE dhe organizata joqeveritare MOST”, tha Zdraveski, transmeton MIA.

Dje, të drejtën e tyre të votës e shfrytëzuan 58 persona të sëmurë dhe të pamundur që votuan në shtëpitë e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button