Në Dibër në kohë janë hapur të gjitha vendvotimet

Në komunën e Dibrës, në orën shtatë u hapën të gjitha 27 vendvotimet dhe votimi zhvillohet pa probleme.

Qytetarët e kësaj komune me të drejtë vote sot zgjedhin kryetar komune, midis dy kandidatëve të cilët në raundin e parë fituan numër më të madh të votave, transmeton MIA.

Në listën e vetme zgjedhore të komunës  janë regjistruar 18.406 persona.

Dje të drejtën e votës e shfrytëzuan 61 persona të sëmurë dhe të pamundur.

Në raundin e parë votuan 8.563 persona ose 46.47 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button