Zgjedhjet lokale në RMV: Nëntë kandidatë për tri komuna

Sot është kompletuar edhe lista e kandidatëve për zgjedhjet lokale në Ohër, Dibër dhe Novoselë. Në tri komuna do të kandidojnë 9 persona, njofton Portalb.mk.

Listës për numrin e kandidatëve u prin Ohri me pesë: Xhemal Mena nga Lëvizja BESA, Konstantin Georgievski nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), Mitre Milloshoski nga VMRO-DPMNE-ja, Stevçe Stevoski nga partia Demokratët dhe Kiril Trendafillov nga Unioni Social Demokratik.

Në Novoselë dhe Dibër do të garojnë nga dy kandidatë. Në Novoselë gara do zhvillohet mes partive politike të bllokut maqedonas, nga LSDM-ja, Nikolla Ardonov dhe nga VMRO-DPMNE-ja, Nikollço Stoillkov.

Ashtu siç edhe njoftuam dje, në Dibër gara do të zhvillohet mes partive shqiptare. Arben Agolli është i kandiduar nga Aleanca për Shqiptarët kurse ka mbështetjen e Lëvizjes BESA dhe VMRO-DPMNE-së, ndërkaq Hekuran Duka është kandidat i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), ndërkaq ka mbështetjen e LSDM-së.

Zgjedhjet vijnë pasi që ndërruan jetë kryetari i Dibrës dhe Ohrit, ndërkaq ai i Novoselës hetohet për keqpëdorim të detyrës zyrtare, kurse do të mbahen bashkë me zgjedhjet presidenciale. Rrethi parë është më 21 prill, ndërkaq i dyti më 5 maj.

LEXO: Zgjedhjet lokale – garë mes pushtetit dhe opozitës: Në Dibër kandidatë shqiptarë, në Ohër dhe Novoselë maqedonas

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button