Haradinaj mohon të ketë vizituar UP-në pas “presioneve” mbi këtë institucion

Një ditë pas reagimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” për presione nga jashtë, kryeministri Ramush Haradinaj ka vizituar këtë institucion publik. Ai ka zhvilluar takime të ndara me rektorin dhe bashkëpunëtorët e tij, njofton Koha.net.

Po ashtu, është takuar edhe me të gjithë rektorët e universiteteve publike si dhe me dekanët e fakulteteve të Universitetit të Prishtinës. Dy takimet e para janë mbajtur me dyer të mbyllura pa prezencën e mediave, kurse në takimin e tretë me dekanët e fakulteteve të universiteteve publike janë lejuar edhe mediat.

Kryeministri Haradinaj ka thënë se në Rektorat kanë pasur disa takime të frytshme, derisa ka shtuar se parametrat e arsimit të lartë janë obligim edhe i Qeverisë.

“Interesimi ynë është t’i avancojmë këta parametra qoftë në qeverisje, menaxhim dhe njëkohësisht të kemi parametra të avancuar për fëmijët, studentët”, ka theksuar Haradinaj.

Ai e ka mohuar se kjo vizitë ka të bëjë me shqetësimin që ka shprehur Universiteti i Prishtinës, të mërkurën, për presione nga jashtë.

“Ne kemi filluar tavolina pune me të gjithë aktorët, jemi në tavolinë pune me aktorët për rend dhe ligj, me Këshillin Gjyqësor, Këshillin Prokurorial dhe të gjithë mekanizmat e tjerë edhe ndërkombëtarë. Jemi në takime pune me të gjitha organizatat, të cilat qoftë kanë përgjegjësi direkte apo partneritet në bazë të obligimeve kushtetuese e ligjore. Kjo ditë e sotme pune është në kuadër të planit tonë të punës dhe jemi në karakter tjetër të vizitës”, ka theksuar ai.

E rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema, ka thënë se janë duke punuar të gjithë së bashku që Universiteti i Prishtinës brenda një periudhe të bëhet universitet elitar jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button