Tramp nuk lejoi publikim të qindra dokumenteve për vrasjen e Kenedit

Presidenti amerikan Donald Tramp e bllokoi publikimin e më shumë se njëqind dokumenteve për vrasjen e Xhon Kenedit në vitin 1964, duke pranuar apelin nga CIA dhe FBI-ja që këto dokumente të mbeten sekrete, kumtuan përfaqësues të lartë të Shtëpisë së Bardhë.

Ai urdhëroi që këto dokumente të bëhen lëndë e revizionit gjashtëmujor, por lejoi që Arkiva nacionale të publikojë 2.800 materiale tjera të besueshme.

Nuk pritet publikimi i tyre të sjellë zbulime spektakolare në lidhje me atentatin mbi presidentin amerikan në nëntor të vitit 1963.

Zëdhënësja e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, Marija Zaharova dje deklaroi se tentimet për ndërlidhjen e Rusisë me atentatin e Xhon Kenedit janë “insinuata të egra”, të cilat shkaktojnë “shok”.

Arsye për deklaratën e tillë të Zaharovës ishin shkrimet në mediat amerikane se gjatë qëndrimit të vrasësit Li Harvi Osvaldvo në BRSS, ai ka pasur mundësi të vendos kontakt me shërbimet sekrete sovjetike dhe të kaloj trajnim përkatës.

“Me dekada informacioni ishte me etiketim i besueshëm. Nëse madje edhe rreth kësaj teme fillojnë të bëjnë insinuata të egra në kontekst të Federatës Ruse, mund vetëm të ankohet për këtë, sepse ne duam informacione, e jo dezinformata”, deklaroi ajo. Zëdhënësja deklaroi se është “tronditur nga perceptimi i tillë i çështjes” dhe nuk mund të supozohet si është e mundur “kështu të kthehet tema”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button