Spasovski: Greqia të respektojë Konventën Ndërkombëtare për ekstradim

Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski nuk komenton mundësinë e manipulimeve dhe pazareve që mund ta bëjnë të arratisurit Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski me shërbimet sekrete të Greqisë. Pavarësisht mundësive për këmbim të informacioneve shtetërore me qëllim të fitimit të azilit politik për të akuzuarit e PSP-së, Spasovski deklaron se Grujevski dhe Boshkovski duhet patjetër të ekstradohen në Maqedoni. Ai këmbëngul se Greqia duhet të respektojë Konventën ndërkombëtare për ekstradim, njofton Alsat M.

“Ato persona patjetër duhet ekstraduar sepse ekzistojnë Konventa ndërkombëtare mbi bazën e të cilave ata duhet të kthehen në Maqedoni. Ato janë norma që duhet t’i respektojnë dy shtetet. Për atë se çfarë kanë punuar këta dy persona 10 vite, opinioni në Maqedoni e mësoi përmes projektit “E vërteta për Maqedoninë”. Këtu nuk ka fshehtësi. Gjëja e vetme që ata kanë bërë është keqpërdorimi i sistemin për përgjim dhe për këtë kemi aktakuzë. Përmes MPB-së kanë shkelur të drejtat e njeriut në Maqedoni”, deklalroi ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button