Ivanov: BE-ja të propozojë datë për fillimin e negociatave për anëtarësim

Pres që Bashkimi Evropian të tregojë vendosmëri edhe për Republikën e Maqedonisë dhe të japë datë për fillimin e negociatave për anëtarësim, porositi presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, në fjalimin e tij në sesionin zyrtar të hapjes së Forumit Kran Montana, që filloi sot në Bruksel.

Siç lajmëron korrespondenti i MIA-s nga kryeqyteti evropian, presidenti i Maqedonisë theksoi edhe se të gjitha standardet dhe parimet evropiane miratohen derisa vijojnë negociatat për anëtarësim.

“Me çdo kapitull të mbyllur, vendi evropianizohet dhe afrohet drejt standardeve të dëshiruara evropiane. Unioni duhet të kuptojë se procesi i zgjerimit nuk është teknikisht i pastër, por para së gjithash çështje politike dhe strategjike. Porosia deri te Unioni është që të përkushtojë vëmendje të madhe ndaj lindjes dhe juglindjes së Evropës. ta vazhdojë zgjerimin, të investojë në lidhjen infrastrukturore dhe energjetike, ta hapë hapësirën. Pasi vetëm me solidaritet mund të ndërtojmë rajon dhe kontinent të sigurisë, paqes dhe mirëqenies”, tha presidenti Ivanov.

Sipas Ivanov, shtyrja e zgjerimit të Unionit, në mënyrë shtesë i ndërlikon situatat, ndërsa gjendja status kuo në integrimet, në kombinim me krizën ekonomike dhe sfidat e sigurisë i kanë bërë Ballkanin dhe Republikën e Maqedonisë edhe më të cenueshëm në faktorët e jashtëm të destabilizimit.

“Fillimisht, kriza e emigrantëve dhe e sigurisë tregojnë sa është e nevojshme të bashkëpunojmë në fushën e sigurisë rajonale që të rezistojmë në kërcënimet dhe rreziqet globale të sigurisë. Shembull i mirë për një bashkëpunim të tillë është ndihma që e marrim nga disa shtete evropiane në kulmin e krizës së emigrantëve. Këto vende treguan solidaritet në vepër në parandalimin e emigrimit të paligjshëm. Ky është shembull që Unioni duhet ta ndjekë. E dyta, kriza financiare dhe kreditore tregon se është e nevojshme ta lidhim tregun rajonal që të jemi konkurrent në tregun global. Në këtë fushë mund të na ndihmojë Iniciativa 16+1 që iu mundëson shteteve të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore në mënyrë infrastrukturore të lidhen, me çka kompletohet projekti evropian për vijim të lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit. Por, e gjithë kjo do të mbetet e papërfunduar pa elementin e tretë, dhe ai është zgjerimi i Unionit”, theksoi presidenti Ivanov në fjalimin e tij në hapjen e sotme të Forumit.

Në kuadër të vizitës së tij të punës dyditore në kryeqytetin evropian, presidenti Ivanov dje realizoi takim me kryetarin e Këshillit të Evropës, Donald Tusk, ndërsa për sot pasdite është paraparë edhe takim me zëvendëskryetarin e Qeverisë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Çështje Evropiane të Mbretërisë së Belgjikës, Didie Reinders.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button