Bosnjë, tre tërmete goditin vendin gjatë natës

Të paktën tre tërmete gjatë natës e kanë goditur rajonin e Prozorit, ndërsa janë ndjerë edhe në qytetet e mëdha në Bosnje e Hercegovinë dhe në bregun kroat.

Sipas të dhënave të Qendrës sizmologjike evropiane-mesdhetare, tërmeti i parë prej 4,5 ballë sipas Shkallës së Rihterit është regjistruar rreth orës 00:46 minuta, me epiqendër në pjesën qendrore të vendit, më saktë në afërsi të Prozorit dhe në thellësi prej pesë kilometrave.

Tërmetin e kanë ndjerë edhe banorët e Sarajevës, Mostarit, Zenicës dhe Splitit.

Tjetri ka ndodhur katër minuta më vonë me fuqi prej 4,7 ballëve sipas Shkallës së Rihtetrit. Epiqendra ishte midis Prozorit dhe Liqenit të Jablanicës në thellësi prej dy kilometrave.

Pothuajse të njëjtin rajon, disa kilometra më në perëndim, tetë minuta më vonë e ka goditur tërmeti i tertë, me intensitet prej 4,3 ballëve në thellësi prej rreth 10 kilometrave.

Të gjitha tre tërmetet kanë ndodhur në kuadër të katër ballëve të Shkallës së Merkalit.

Mediat lokale përkujtojnë se shkalla e katër shënon tërmete të cilat mund të zgjojnë disa njerëz, mund të dridhin automobila të parkuara ose të shkaktojnë çarje në mure.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button