Tramp aprovoi program testues për përdorim të gjerë të dronëve

Administrata e presidentit amerikan Donald Tramp vendosi të lejojë një program testues, qëllimi i të cilit  është zgjerimi  i përdorimit shtetëror dhe komercial të dronëve.

Tramp nënshkroi dekret për rritjen e numrit të  fluturimeve të dronëve dhe qëllimin e tyre, me ç’farë shfuqizohet zbatimin e rreptë i rregullave federale të sigurisë, dhe nga viti i ardhshëm madje edhe komunat do të jenë në gjendje të testojnë dronët për nevojat e tyre.

Shtetet federale, komunat dhe vendbanimet që do të përzgjidhen të marrin pjesë duhet të hartojnë programe të tyre për testim të  qëllimeve e këtyre fluturakeve, ndërsa i komuniteteve të cilët mund të bashkohen me programin nuk është i kufizuar.

Administrata Federale amerikane e Aviacionit (FAA) do të vlerësojë çdo program, në kuadër të së cilës në mënyrë selektive, pjesërisht apo me testim do të lejojë fluturime të dronëve mbi vendbanimet, si edhe gjatë natës, e cila tani nuk është e lejuar. Gjithashtu do të aprovohen edhe fluturime jashtë pamjes së fytyrës të cilin me telekomandues e drejton dronin, me ndihmën e kamerës dhe GPS.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button