Prekëse: Nuk ka duar por kujdeset për nënën 91-vjeçare

Ky njeri ka humbur të dy duart në një aksident, por vazhdon të jetë i përkushtuar që të ushqejë dhe të kujdeset për nënën e tij. Ai gjithashtu punon në fermë, përcjell gazetamonitor.

Në krahasim me disa njerëz në kohët moderne të cilët janë në gjendje të rregullt dhe refuzojnë të marrin këtë përgjegjësi, ky burrë paraqet përkushtim të plotë.

Bazuar në kulturën kineze, të rinjtë e kanë për detyrë që t’ia kthejnë prindërve gjithçka që ata kanë bërë për ta. Në kohët moderne, sidoqoftë, kjo traditë duket se është shembur dhe se fëmijët po harrojnë sakrificën e prindërve.

Por, rasti i Xingyin Chen, fermer nga një provincë e Kinës, nuk dorëzohet pavarësisht gjendjes së tij, që të kujdeset për nënën e tij 91 vjeçare. Është e admirueshme se si ai ka 48 vjet dhe është pa duar, e e mbron këtë traditë në formën e tij.

“Unë nuk kam duar, por kam këmbë të mira” ka thënë ai për Mirror.
Në gjendjen e tij, ai shpesh herë në disa punë është më i shpejtë se sa njerëzit normal. Ai mban lugë në gojë që ta ushqejë nënën e tij. “Nuk mund ta lë vetëm nënën në shtëpi, sidomos në moshën që ka” shprehet Chen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button