Filarmonia e fillon sezonin 2017/2018 në sallën e re të koncerteve
Me Koncertin për piano dhe orkestër nr.1 nga Petar Iliç Çajkovski, Filarmonia e Maqedonisë sonte në ora 20:00 do ta fillojë sezonin 2017/2018 në sallën e re të koncerteve.
Koncerti simbolikisht është titulluar “Fillim i ri”, ndërsa sezoni fillon me vonesë të vogël për shkak se përfundonin procedurat tekniko-juridike për objektin.
Në pjesën e dytë të programit në koncertin e sontëm do të jenë dy vepra, të cilat konsiderohen për kapitale në literarutën orkesktruese “Shatërvnat romakë” nga Otorino Respigi dhe “Djallësitë e Til Ojlenshpigel” op. 28 e Rihard Shtraus.
Në koncertin e Çajkovskit, i cili është një nga më të njohurit për piano dhe orkestër do të luajë pianisti i ri, Dino Imeri.