Dy francezë janë arrestuar për shkak se me armë të gjuetisë kanë plagosur një vajzë në Prilep

Dje rreth orës 15 e 10 një vajzë nga Prilepi është plagosur derisa ka qenë duke kryer punë në fushë, ajo u lëndua në qafë nga plumbi i një arme gjuetie. Ajo me veturën e Ndihmës së Shpejtë është dërguar Qendrën mjekësore të Prilepit, njofton Portalb.mk.

Ekipi policor i Prilepit ka kryer ekspertizë në vendngjarje. Ditën e njëjtë në orën 17 e 30 në Stacionin policor në Prilep me dyshimin për vepër penale të kryer “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” sipas nenit 288 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë, u arrestuan H.M. (52)  dhe G.P (64) nga Republika e Francës. Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button