Bekteshi – Temenuzhka: Bullgaria e mbështet Maqedoninë në fushën e energjetikës

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi  po qëndron për vizitë zyrtare në Sofje me ftesë të koleges së tij bullgare ministres së Energjetikës, Temenuzhka Petkova. Gjatë takimit që kanë pasur dy ministrat është theksuar bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve në sferën e energjetikës, sigurisë së furnizimit me energense, diversifikimin e burimeve të energjisë, lidhjet e reja interkonektuese dhe bashkëpunimi rajonal.

Theks i veçantë gjatë takimit i është dhënë edhe marrjes së presidencës së Bullgarisë me Këshillin e Bashkimit Evropian prej 1 janarit 2018 ku në fokus do të jetë Ballkani perëndimor ndërsa Bullgaria ka shprehur gatishmëri të mbështesë Maqedoninë në investimet infrastrukturore në fushën e energjetikës dhe rrugën e saj drejt integrimit në strukturat e BE-së.

Sipas Ministres Bullgare, infrastruktura e munguar është një problem i madh për rajonin e Ballkanit dhe Bullgaria po punon në mënyrë aktive për të kapërcyer  këtë negativ.

Gjatë qëndrimit të Ministrit Bekteshi në Sofje  është mbajtur edhe mbledhja e parë e grupit të punës ndërmjet delegacionit të Maqedonisë dhe atij të Bullgarisë  në kuadër të memorandumit për bashkëpunim në fushën e gazit natyror i nënshkruar kohë më parë në Shkup (1 gusht 2017), ku u diskutuan mundësitë e ndërtimit të lidhjes së re interkonektuese ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë në fushën e gazit natyror përfshirë edhe aspektet teknike, financiare dhe rregullatore për ndërtimin e kësaj lidhjeje të re.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button