Mini byrekë mbushur me mish

Një herë ta provoni, gjithmonë do ti kërkoni! Receta më poshtë do ju ndihmojë në përgatitjen e tyre, përcjell Shije.al.

Përbërësit:

500 gram mish viçi të grirë
1 qepë e grirë imët
2 lugë gjelle vaj luledielli
2 peta të gatshme
200 gram djathë kaçkavall
50 gram gjalpë të shkrirë
1 domate e grirë imët

Përgatitja:

Në një tenxhere me vaj skuqni qepën dhe mishin. Shtoni kripë e piper për shije, pastaj shtoni domaten. Pasi ta kenë pirë gjithë ujin, hiqini nga zjarri dhe i shtoni djathin e grirë.

Tani hapni petat dhe pritini në shirita të trashë. Një shiritë një byrek. Në qendër vendosni masën që përgatitëm dhe e rrotulloni me kujdes në formë trekëndëshi.

Vendosini në një tavë dhe futini në furrë për tu pjekur në temperaturë 180 gradë përreth 30 minuta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button