Zaev në Shuto Orizarë: Uniteti është përparësia e jonë

U tregua, tërë Maqedonia është për jetë për të gjithë, për ndryshime, përveç në nivel qendror, edhe në atë lokal, tha kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, në takimin e sontëm me qytetarët e Shuto Orizarës.

Zaev  paralajmëroi se kjo komunë do të ketë kopsht për fëmijë çfarë meriton, se do të përmirësohen kushtet për punë në Treg, si dhe se do t’u mundësohet të rinjve të jetojnë dhe punojnë këtu.

“Nuk mund të derdhen miliona euro në Shkup, e këtu të mos ketë ujë për fëmijët, drita të mos ketë. Të kujdesemi për njerëzit e rinj dhe të mundosojmë të jetojnë dhe punojnë këtu”, apelon Zaevi.

Ai ka shprehur bindje se kandidati për kryetar të komunës Kurto Dudush do ta marrë përkrahjen në rrethin e dytë.

“Uniteti janë përparësia e jonë dhe këtë patjetër duhet ta kultuvojmë. Nuk jemi vetëm maqedonas edhe romë, sonte e nënshkruam edhe marrëveshjen me BDI-në, të cilët do ta përkrahin kandidatin tonë për kryetar të komunës, Kurto Dudush, me çka fitorja këtu, në Shuto Orizarë është e sigurtë. Jo vetëm për shkak të kësaj, por edhe për shkak të faktit se janë inkurajuar edhe qytetarët të cilët duronin presione dhe shikojnë se më nuk ka nevojë këtë ta bëjnë”, tha lideri i LSDM-së.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të japin përkrahje për unitetin dhe bashkimin.

“Obligim është kudjesi për të gjithë qytetarët. Komuna u shërben njëjtë të gjithë qytetarëve, të jetë e hapur për të gjithë dhe do të jetë servis për të gjithë. Edhe këtu, në Shuto Orizarë duhet të ketë jetë për të gjithë”, porositi kryetari i LSDM-së Zoran Zaev në takimin me qytetarët e Shuto Orizarës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button