Montella ndryshon formacionin e Milanit në Europa League
Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella do të bëjë ndryshime në formacionin e ekipit për ndeshjen kundër AEK Athinës në Europa League.
“Gazzetta dello Sport” raporton se Montella do të bëjë ndërhyrje në ekip pas humbjes në ndeshjen e fundit në Serie A nga rivali i qytetit, Inter.
“Rodriguez pritet të jetë pjesë e treshes së mbrojtjes, përcjell “Lajmi.net”.
Kurse, Jack Bonaventura do të luajë në krahun e majtë në vend të Fabio Borinit.