Ndryshon renditja, FIFA: 10 kombëtaret më të mira në botë. Ndodh befasia!
Pas përfundimit të ndeshjeve zyrtare eliminatore në Kupën e Botës “Rusi 2018”, FIFA më 14 shtator ka zyrtarizuar ndryshimet në renditjen e përgjithshme.
Befasia më e madhe është Kombëtarja gjermane e cila i ka ‘rrëmbyer’ vendin Brazilit që pozicionohet e dyta.
Befasisht në vendin e tretë renditet Portugalia që ka fituar 3 pozicione, ndërsa Argjentina në të katërtin, shkruan SYRI.net.
Vlen të theksojmë që Spanja për herë të parë pas disa muajsh ngjitet 3 pozicione duke u renditur e 8-ta.
Pas dy humbjeve radhazi ndaj Spanjës dhe Italisë, kuqezinjtë e drejtuar tashmë nga Panucci pozicionohen në vendin e 71 me 551 pikë të grumbulluara.
Ja renditja e re e FIFA-s: