Asaf Ademi i BESA-s fton gostivarasit që të votojnë Arben Taravarin
Kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit nga radhët e Lëvizjes BESA, Asaf Ademi pas publikimit të rezultateve përfundimtare për zgjedhjet lokale 2017, ku ai ka 9.12% të votave, ka bërë thirrje publike që në rrethin e dytë zgjedhor gostivarasit ta votojnë kandidatin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, njofton Portalb.mk.
“Populli gjithmonë ka të drejtë. Edhe pse rezultati është shumë larg pritshmërive të mija, më gëzon fakti që në Gostivar mbijetoi fryma opozitare. Faleminderohem çdonjërit që me votën e tij besoi në vizionin tim. Ashtu siç thash edhe gjatë fushatës, Gostivari ka nevojë për ndryshime. Prandaj, i ftoj të gjithë ata që më përkrahën, në rrethin e dytë të jenë në krah dhe të votojnë për kandidatin e ASH-së, Arben Taravari”, thuhet në thirrjen publike të Ademit.
Përndryshe, kjo thirrje publike e Asaf Ademit vje pasi që kandidati i ASH-së, Arben Taravari, në rrethin e dytë zgjedhor do të jetë në balotazh me kandidatin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Nevzat Bejta.
Ja edhe rezultati i zgjedhjeve lokale në Gostivar:
Ndryshe, rrethi i dytë zgjedhor do të mbahet më 29 tetor.
LEXO MË SHUMË:
- Mediat e huaja për zgjedhjet lokale në Maqedoni
- Ja sa fletëvotime të pavlefshme janë numëruar në raundin e parë
- Zgjedhjet lokale, këto janë rezultatet e fundit (VIDEO-FOTO)
- Gruevski: Kam përgjegjësinë më të lartë për rezultatet zgjedhore
- Reformatorët në VMRO-DPMNE kërkojnë dorëheqje nga Gruevski
- LSDM-ja shpalli fitore në më shumë se 40 komuna
- Simpatizantët e LSDM-së e festojnë fitoren e zgjedhjeve
- MOST: Të konfirmohet nëse institucionet në mënyrë adekuate kanë reaguar ndaj parregullsive zgjedhore
- CIVIL: Patëm zgjedhje të lira, probleme në punë e administratës zgjedhore
- LSDM shpalli fitore ose epërsi në të paktën 39 komuna (VIDEO)
- Kasami: Ne jemi fitues të votës shqiptare (VIDEO)
- Ziadin Sela: Konfirmoj fitoren, shkojmë në balotazh