Në komunën e Gostivarit sot votojnë 87 persona

Të drejtën e votës në komunën e Gostivarit sot do ta realizojnë 86 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm dhe një person, i cili po vuan masën e paraburgimit shtëpiak, informojnë nga KKZ Gostivar.

Këtyre personave u janë pranuar kërkesat dhe atyre këshillat zgjedhore do t’u mundësojnë të votojnë për zgjedhjet lokale.

Në listën zgjedhore për komunën e Gostivarit ka gjithsej 79.569 persona të cilët të dielën do të votojnë në 121 vendvotime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button