Në Dibër dhe Qendrën Zhupa votojnë 42 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm

Në komunat Dibër dhe Qendra Zhupa, sot, një ditë para zgjedhjeve lokale, do të votojnë 42 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm.

“Në komunën e Dibrës sot të drejtën e votimit do ta realizojnë 38 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm. Votimi po zhvillohet në mënyrë të papenguar. Në vijim është ndarja e materialit votues”, deklaroi Ali Rexha, sekretar i Komisionit komunal zgjedhor.

Në këtë komunë nesër do të votohet në 16 vendvotime, ndërsa në listën e vetme zgjedhore janë regjistruar 18.406 persona me të drejtë të votimit.

Në komunën Qendra Zhupa, konfirmon Eran Zuber, kryetari i KKZ, sot votojnë katër persona të sëmurë dhe të pafuqishëm. Në listën e vetme zgjedhore janë 6.810 persona, ndërsa do të votohet në 16 vendvotime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button