Tahiri propozon dënime të për trafikantët dhe kultivuesit e drogës

Dita e sotme e ka gjetur ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri në Kryesinë e Kuvendit. Ai ka dorëzuar aty një projektligj për disa ndryshime në Kodin Penal.

Tahiri duke folur para mediave tha se i ka rikujtuar Parlamentit propozimet që ka bërë një vit më parë sa i takon dënimeve për kultivuesit dhe trafikuesit e kanabisit.

Tahiri tha se Shqipëria është i vetmi vend që dënon njëlloj si atë që kapët me disa gram, po ashtu edhe atë që kapet me tonelata të tëra.

“Kam rikujtuar për Parlamentin propozimet që kam bërë në një vit më parë për disa ndryshime në Kodin Penal për kultivimin dhe trafikimin e drogës. Është vetëm Shqipëria vendi i cili dënon njësoj si atë që kapet me një gram hashash më atë që transportohen tonelata, por ashtu dënohen njëlloj ai që kultivon 10 rrënjë dhe ai që kultivon parcela të tëra.

Po kështu duhen edhe disa ndryshime edhe në Kodin Penal për rastet e dhunës në familje. Shpresoj që parlamenti të dalë nga heshtja pas më shumë sesa një viti, dhe të marrin parasysh këto ndryshime pa pritur më shumë kohë.

Ne si shoqëri nuk na falet që të lejojmë të ketë më shumë raste të tilla dhune jo vetëm ndaj njerëzve dhe kafshëve, por edhe të pengohet drejtësia, dhe të mos ndëshkohet korrupsioni. Këto duhet të marrin fund”, – tha ish-ministri Tahiri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button