Maska natyrale që ua largon yndyrën nga fytyra
Situata stresuese, mbingarkesë në punë, mungesë gjumi, probleme shëndetësore, të gjitha këto faktorë e dëmtojnë lëkurën në fytyrë duke shkaktuar shfaqje të parakohshme të rrudhave dhe njolla të ndryshme.
Maska me kastravec ju ndihmon për të luftuar kundër puçrrave dhe është e nevojshme për fytyrat me yndyrë. Ajo gjithashtu heq qeskat poshtë syve dhe rrathët e errët të syve.
Përbërësit: 1 lugë çaji mente, 1 lugë çaji lëng limoni, ½ kastravec dhe 1 vezë
Përgatitja
Hidhni në mikser kastravecin dhe menten. Më pas shtoni lëngun e limonit dhe vezën.
Përbërjen e përftuar vendoseni në frigorifer për rreth 10-15 minuta. Nxirreni nga frigoriferi dhe aplikojeni në fytyrë duke e lënë të veprojë për 15 minuta. Në fund shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët.
Kjo maskë që përmendëm më lart është shumë praktike dhe e thjeshtë, ju ndihmon që të largoni yndyrën, e rrjedhimisht edhe puçrrat dhe ju jep shkëlqim në fytyrë.