Prokuroria kërkon dokumente nga institucionet për kallëzimin penal kundër Vangellovskit

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka kërkuar të dhëna dhe dokumente nga institucionet në lidhje me kallëzimin penal që kohës së fundit kundër kryetarit të Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski e ka ngritur Këshilli për Verifikimin e Fakteve dhe fillimin e procedurës për verifikimin e përgjegjësisë për gjykatësit, thonë për Agjencinë lajmeve e “Meta” nga Prokuroria Publike, njofton Portalb.mk.

“Prokurori kompetent nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, duke filluar nga përmbajtjet e gjetura në kallëzim penal në Këshillin për Verifikimin e Fakteve kundër personit për të cilin paraqet interes, dorëzoi kërkesë te institucionet përkatëse për mbledhjen e të dhënave dhe dokumenteve të nevojshme për zbardhjen e rastit”,  thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Publike në pyetjet se a është pranuar kallëzimi penal dhe a është hapur procedurë dhe në cilën fazë është.

Kallëzimin penal Këshilli e ka dorëzuar me 28 shtator për shkak se dy javë më parë Vangellovski nuk i ka lejuar anëtarët e Komisionit që i hulumton rrethanat për ikjen e Goran Grujoskit dhe Nikolla Boshkovskit të hyjnë në Gjykatën Supreme dhe të kryejnë inspektim në shkrimet e dokumenteve në rastet “Target” dhe “Fortesa”.

Komisionin që e ka formuar Këshilli duhet të konfirmojë se gjykatësit e Gjykaët Penale, Apelit dhe Supremes, që kanë vendosur pas kërkesës për paraburgim nga PSP-ja, a e kanë shkelur procedurën dhe a i kanë mundësuar ish-shefit të Drejtorisë së Pestë, Goran Grujovsi dhe Nikolla Boshkovska, të punësuar në DSK të ikin nga shteti.

LEXO: Këshilli për Verifikimin e Fakteve ngriti kallëzim penal kundër Jovo Vangellovskit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button