Edhe katër ditë fushatë zgjedhore

Partitë, koalicionet dhe kandidatët e pavarur sot me mitingje dhe takime me qytetarët do ta vazhdojnë fushatën zgjedhore.

Bashkimi Demokratik për Integrim do të jetë në takim me qytetarët e Kërçovës, ndërsa Lëvizja BESA në Likovë.

Koalicioni “Jetë në Maqedoni” i kryesuar nga LSDM-ja do të mbajë takime me qytetarët në Konçe, Bosilevë, Vasilevë dhe Novo Sellë dhe mitingje në Radovish dhe Strumicë.

Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” i kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja do të ketë takim me qytetarët në Saraj, Çair, Studeniçan dhe mitingje në Gazi Babë dhe Shuto Orizarë.

Fushata për rrethin e parë zgjedhor do të përfundojë më 13 tetor në orën 24:00.

Zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni janë caktuar për më 15 tetor, ndërsa do të zbatohen në 3.480 vendvotime në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit.

Rrethi i dytë i zgjedhjeve është caktuar dy javë më vonë, më 29 tetor. Fushata zgjedhore për rrethin e dytë përfundon më 27 tetor në orën 24.00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button