Lavrov: SHBA-ja rrezikon të provokojë eskalim të tensioneve me Korenë Veriore

Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov e paralajmëroi kolegun e tij amerikan, Reks Tilerson se Uashingtoni rrezikon të provokojë eskalim të tensioneve me Korenë veriore, që është e papranueshme.

“Eskalimi i tensioneve në Gadishullin Korean, drejt së cilës çojnë përgatitjet ushtarake të SHBA-së në rajon, është i papranueshëm”, theksoi Lavrov në bisedën telefonike me sekretarin amerikan të Shtetit.

Shefi i diplomacisë ruse bëri thirrje për zgjidhje të mospajtimeve vetëm me mjete diplomatike.

Presidenti amerikan Donald Tramp të shtunën theksoi se “vetëm një çështje”, do të ketë efekt gjatë përballjes me Korenë Veriore, pas bisedimeve të administratave paraprake me Phenianin, të cilat kanë qenë të pasuksesshme.

“Presidentët dhe administratat e tyre 25 vite kanë negociuar me Korenë Veriore, janë arritur marrëveshje dhe sasi të mëdha parash janë shpenzuar. Nuk pati sukses, marrëveshjet janë shkelur para se të thahet ngjyra e stilolapsit dhe për këtë shkak negociuesit amerikanë janë budallenj të vërtetë. Më falni, por vetëm një punë do të ketë sukses!, shtroi Tramp në Tuiter.

Megjithatë Tramp nuk sqaroi se për cilën çështje mendon.

Tramp paradokohe theksoi se SHBA-ja do ta shkatërrojë Korenë Veriore nëse është e domosdoshme, me qëllim që ta mbrojnë veten dhe aleatët e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button