Sugareski: Duhet të ketë përgjegjësi për lëshimet në autostradën Kërçovë-Ohër

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski sot porositi se duhet të ketë përgjegjësi për lëshimet gjatë ndërtimit të autostradës Kërçovë-Ohër, për të cilën Qeveria dhe kryerësit i punëve ndërtimore, firma kineze “Sinohidro” negociojnë për lidhje të aneksit të marrëveshjes ekzistuese. Bisedohet për vazhdimin e afatit për ndërtimin, i cili skadon më 31 janar të vitit të ardhshëm dhe për vërtetimin e shpenzimeve shtesë për ndërtim.

“Edhe pse ka spekulime për mbi 140 milionë euro, akoma nuk mund të thuhet sepse bisedohet. Nuk heqim dorë nga ndërtimi i autostradës, por përgjegjësi duhet të ketë, sepse bëhet fjalë për sasi të madhe parash, të cilat do të duhet të sigurohen me siguri nga Buxheti i shtetit. Vallë përmes kredive ose drejtpërdrejtë nga Buxheti i RM-së është fakt se autostrada duhet të ndërtohet njëjtë sikur edhe autostrada Milladinovcë-Shtip”, deklaroi Sugareski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në solemnitet me rastin e 68 vjetorit të themelimit të Fakultetit të ndërtimit në Shkup.

Sugareski theksoi se bëhet orvatje që me kohë të përfundojnë bisedimet që të ketë dinamikë në punë dhe në pagesë

“Të mos bëjmë çrregullime në ekonomi sepse dukshëm me çdo vonesë dhe vallë përmes penaleve dhe kërkesave për dëmshpërblim, shteti ka dëm, ndërsa gjithashtu edhe kompanitë që punojnë”, tha Sugareski.

Sipas dekanit të Fakultetit të ndërtimtarisë Darko Mosllavec, bëhet fjalë për projekt të ndërlikuar, për të cilin janë paraqitur probleme gjatë ndërtimit, por zgjidhen me mbikëqyrje dhe me përfaqësues të Ndërmarrjes publike për rrugë ndërtimore.

“Instituti i ndërtimtarisë Maqedoni, si mbikëqyrës për ndërtimin ka informuar se ekzistojnë probleme dhe se punët shkojnë me atë temp, me të cilin do të duhet të shkojnë”, tha Mosllavec,

Duke i komentuar informacionet në një pjesë të mediave për trasenë e gabuar dhe liqenin nëntokësor në autostradë, dekani tha se nuk e di se çka do të thotë trase e gabuar dhe potencoi se nuk ka tunel në botë pa ujë nëntokësor.

Ndërtimi i autostradës Kërçovë-Ohër në gjatësi prej 57 kilometrave, sipas marrëveshjes aktuale, kushton 374 milionë euro.

Me aneks marrëveshjen Qeveria dhe “Sinohidro” e vazhduar për deri më 30 shtator të vitit të ardhshëm edhe afatin për ndërtimin e autostradës Milladimnovc-Shtip, ndërsa i cili duhej të përfundonte deri në maj të këtij viti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button