Janeva: Dihet arsyeja pse PSP-ja ka hyrë te Pançevski

“Dihet pse Prokuroria Speciale Publike ka hyrë në zyrën dhe në shtëpinë e ish-kryetarit të Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski”, tha prokurorja Katica Janeva në pyetjen e gazetarëve se a do të ngrenë procedurë penale për publikimin e videos që është inçizuar nga kamerat e hapësirës punuese, njofton Portalb.mk.

Sipas saj, frika e Pançevskit ndodh për shkak profesionalizmit të PSP-së.

Ndryshe, javën e kaluar, të enjten Prokuroria Speciale Publike ka kryer bastisje në zyrën dhe në shtëpinë e gjykatësit Vlladimir Pançevski ku kanë marrë materiale sepse dyshohen për dhënie të sekretit zyrtar. Sipas disa mediave ato materiale dyshohen të jenë dhënë kryetarit të shtetit, por PSP-ja nuk e ka konfirmuar.

LEXO: A ka kryer vepër penale Pançevski me videon gjatë bastisjes së PSP-së në shtëpinë e tij? (VIDEO)

LEXO: Janeva: Atë që e kemi kërkuar dhe gjetur në shtëpitë e tyre e kemi marrë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button