Sugereski-OnurEr: Mundësitë për vendosjen e linjës së re ajrore Ohër-Stamboll

Mundësitë dhe kushtet për vendosjen e linjës së re ajrore në relacionin Ohër-Stamboll ishin temat e bisedës në takimin e sotëm punues në Shkup mes ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugereski dhe përfaqësuesve të kompanisë ajrore OnurEr.

Ministri Sugareski, informojnë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, i prezantoi kushtet që i ofron Republika e Maqedonisë kompanive ajrore të cilat janë të interesuara të veprojnë në të dy aeroportet.

Ai potencoi se zhvillimi i komunikacionit ajror është prioritet mi Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe në atë drejtim politikat e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve do të lëvizin drejt sigurimit të rrjetit të gjerë të destinacioneve në Evropë dhe botë.

“Pata një takim të frytshëm me përfaqësuesit e kompanisë ajrore OnurEr. Ata i shpjeguan planet për përhapjen e rrjetit të tyre edhe në Republikën e Maqedonisë përmes vendosjes së linjave të reja. ne si Qeveri kemi për obligim të angazhohemi për zhvillimin e komunikacionit ajror dhe në atë drejtim do t’i japim mbështetje secilës kompani ajrore që dëshiron të veprojë në Republikën e Maqedonisë”, deklaroi ministri Sugareski.

Në takim u hap edhe çështja për rritjen e kapaciteteve të përdorimit të aeroportit Shën Apostoll Pavle në Ohër.

“Në atë drejtim, Qeveria e Republikës së Maqedonisë vendos politika për zhvillim të komunikacionit ajror dhe sigurim të kushteve më të mira për qytetarët dhe për të gjithë faktorët në veprimtarinë e aviacionit në Republikën e Maqedonisë”, theksoi Sugareski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button