Holandës i duhet një mrekulli e “7”

Fitorja 3-1 në transfertë ndaj Bjellorusisë mban ende gjallë shpresat e Holandës për të kapur një vend në Play Off-et e kualifikueseve të botërorit, megjithëse për këtë do t’u duhet një mrekulli, shkruan Top Channel.

“Tulipanëve” u duhet të fitojnë me një diferencë prej 7 golash në ndeshjen e fundit të grupit A ndaj Suedisë në mënyrë që t’u rrëmbejnë skandinavëve vendin e dytë në grup.

Shpresat e skuadrës së drejtuar nga Dick Advocat u venitën pas fitores 8-0 të Suedisë ndaj Luksemburgut në Solna, që ishte fitorja më e thellë e tyre që prej vitit 1938.

Praktikisht, ndeshja e fundit që do të vendosë përballë këto dy skuadra duket një mision i pamundur për Holandën, sa edhe vetë Arjen Robben u dorëzua në fund të sfidës me Bjellorusinë.

“Të jemi të sinqertë, nuk besoj se do t’i shënojmë 7 gola Suedisë. Është e pamundur”, deklaroi ai.

Nëse mrekullia nuk ndodh, ky do të ishte kompeticioni i dytë radhazi ndërkombëtar për “Tulipanët”, që nuk arritën të kualifikoheshin as në Euro 2016.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button