Holanda fitoi grupin, dy kombëtar u eliminuan nga Botërori 2022

Holanda nuk ka pasur telashe për ta fituar ndeshjen e fundit në grup në Kupën e Botës. Të martën pasdite, Holanda fitoi 2:0 ndaj nikoqirit, Katarit, raporton Koha.net. Ndërkohë, Senegali pasi fitoi Ekuadorin, arriti të kualifikohet në pozitën e dytë, duke siguruar vazhdimin e garave.

Me fitore, Holanda e Louis van Gaalit, ka siguruar vendin e parë në grupin A. Ka mbledhur shtatë pikë në tri ndeshje dhe në një të tetën e finales do të paraqitet me vetëbesim të rritur.

Cody Gakpo shënoi golin e parë të ndeshjes, në minutën e 26-të. Ndërkohë për 2:0 realizoi Frenkie de Jong në minutën e 49-të. Më pas “tulipanëve” iu anulua një gol për lojë me dorë.

Gakpo ka shënuar në të tri ndeshjet. Shënoi golin e parë në fitoren e vështirë, 2:0, ndaj Senegalit. Më pas shënoi për barazimin 1:1 me Ekuadorin.

Ndërkohë Katari ka hyrë në histori si përfaqësuesja më e dobët nikoqire në Kupën e Botës. Katari u bë nikoqiri i parë që humbi ndeshjen e parë të Botërorit. Dhe u bë nikoqiri i dytë që u ndal në fazën grupore të Kupës së Botës. Afrika e Jugut kishte dështuar të kaloi grupin në vitin 2010, por kishte mbledhur katër pikë. Katari ka humbur tri ndeshjet dhe ishte thuajse inferior në grupin A.

Holanda në një të tetën e finales luan me të dytin e grupit B.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button