Gruevski: Populli do punësime, paga më të mëdha, arsim cilësor…

Populli ynë dëshiron që problemet t’i zgjidhen, dëshiron që qytetet të zhvillohen. Populli dëshiron papunësi më të vogël, paga më të mëdha, arsim më cilësor, spitale më të mira, porositi lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski prej mitingut të sontëm në Probishtip.

Sipas Gruevskit pushteti është në panik pasi që e di se VMRO-DPMNE do të fitojë.

“Asnjë kanosje nuk do të na shtyjë të gjunjëzohemi. Të gjithë ne së bashku jemi Maqedonia. LSDM nuk do të sjellë të mira për askënd. Ata munden vetëm t’i zvogëlojnë të ardhurat, t’ua marrin bukën njerëzve. Të sjellin të ardhme të pasigurt për fëmijët tanë. Ata janë pengesë reale. Pengesë për arsim më të mirë. Pengesë për shërbime më të mira në shëndetësi”, theksoi Gruevski.

Përsëriti se politika e VMRO-DPMNE-së del prej projekteve dhe zgjidhjeve, për dallim prej asaj të LSDM-së e cila, siç tha, bazohet në gënjeshtra, shpifje dhe fjalë të zbrazëta. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button