Borë dhe mot i lig në pjesë të Ballkanit

 Në viset më të larta në disa pjesë të Serbisë, Bosnjë e Hercegovinës dhe Malit të Zi prej mbrëmë ka rënë borë, e cila shkaktoi probleme në zhvilimin normal të komuniakcionit, ndërsa disa pjesë të Dalmacisë jugore janë kapluar nga moti i lig i shoqëruar me erë të fuqishme.

Siç kumtoi sot në mëngjes ndërmarrja publike “Rrugët e Serbisë”, borë bie në disa pjesë në Serbinë perëndimore dhe jugperëndimore, ndërsa për shkak të shtresës së borës në rrugë, është ndërprerë komunikacioni në drejtimin rrugor Ivanjicë – Preko Bërdo.

Borë gjatë natës dhe sot paradite po bie në malet serbe Zllatar, Zlatibor, Jadovnik, Javor, Murtenicë, Çemernicë, Tara, Golja dhe Jabuka.

Reshje të borës janë regjistruar edhe në rajonet e qyteteve Nova Varosh, Ivanjicë, Prijepolje dhe Sjenicë, si dhe prëgjatë rrjedhës së lumit Lim, në vendet me mbi 400 metra lartësi mbidetare, që e pengon komunikacionin normal në rrugën në vendkalimin e kufirit serbo-malazez.

Снег Србија

Në disa pjesë të Serbisë tashmë është formuar edhe shtresë e borës e cila lëvizë prej tetë deri madje 30 centimetra.

Për shkak të borës në disa pjesë malore ka edhe probleme me furnizimin ee rregullt me energji elektrike, ndërsa rreth 1.000 banorë të malit Golja disa orë janë pa rrymë.

Borë po bie edhe në viset më të larta malore në pjesët e mesme dhe lindore të Bosnjë e Hercegovinës, për ç’shkak autoritetet rekomandojnë vozitje të kujdesshme në drejtimet rrugare në këto rajone.

Në malin Jahorinë është formuar shtresë e borës në lartësi prej 20 centimetra, ndërsa në qytetin Kalinovik prej pesë centimetrave.

Borë bie edhe në pjesët veriroe të Malit të Zi, ndërsa Zhabljak është formuar shtresë bore në lartësi prej 33 centimetrave.

Reshjet e borës në Mal të Zi janë të shoqëruara edhe me erë të fuqishme, që shkakton ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra malore.

Meteorologët parashikojnë se bora në këto pjesë do të vazhdojë të bjerë deri sonte.

Невреме Хрватска

Në të njejtën kohë, rajonin e Dubrovnikut e goditi erë e fuqishme e shoqëruar ,e reshje të rrëmbyeshme të shiut, të cilat rrëzun shtylla dhe çrrënjosën drunj, ndërkaq shkaktuan edhe disa pjergullore.

Shërbimi zjarrfikës i Dubrovnikut ka pasur dhjetëra intervenime për mënjanimin e drunjve të çrrënjosur nga rrugët, ndërsa janë paraqitur edhe dëmtime të disa automjeteve.

Për shkak të erës së fuqishme janë ndërprerë edhe disa linja trajekti nga brigjet jugore dalmatine drejt ishujve.

Në pjesët e tjera të Ballkanit po mbisundon mot kryesisht me shi dhe i ftohtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button