Përleshje familjarе ne Strugë: Vëllai e pret vëllain me thikë

MPB ka ngritur padi penale kundër T.N. (28) nga Struga, për kryerjen e veprës penale “lëndim të rëndë gjatë dhunës familjare”, sipas nenit 131 paragrafi 2 nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë, informojnë nga policia, njofton Portalb.mk.

“Më 5 gusht në shtëpinë familjare pas prishjes së marrëdhënieve familjare dhe mospastrimin e marrëdhënieve juridike me pronën, ka ardhur deri te përleshja verbale dhe fizike mes vëllezërve O.N. (31) dhe T.N., gjatë së cilës për një moment T.N. me thikë xhepi i ka shkaktuar lëndime në pjesën e barkut vëllait të tij, pas së cilës ka ikur nga vendi i ngjarjes, derisa i lënduari është dërguar në Repartin Kirurgjik të Qendrës Medicinale në Strugë, ku janë konstatuar lëndimet”, thonë nga MPB duke shtuar se po punojnë për pastrimin e rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button