Daçiq: S’ka ulëse në OBK e as njohje të Kosovës

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka mohuar dyshimet që përmes dialogut të brendshëm po i përgatitet Kosovës ulësja në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Ai më tej ka thënë se nuk do të ketë asnjë njohje të pavarësisë të “krahinës jugore të Serbisë”, shkruan Tanjug, përcjellë Klan Kosova.

“Nëse dikush mendon që po i përgatitet Kosovës ulësja në OBK, apo njohja e pavarësisë, ai nuk ka njohuri mbi qëllimet e tij, apo nuk ka përvojë politike dhe mund të jetë qëllimkeq”, ka deklaruar Daçiq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button