Shkupi e fillon kampionatin me Pelisterin

Federata e Basketbollit të Maqedonisë (FBM) me short ka caktuar dyshet për sezonin e ri të Ligës së Parë. Skuadra e Shkupit që do të debutojë në këtë kategori, ndeshjen e parë do ta luajë në Manastir me Pelisterin, gjithashtu edhe kjo skuadër që këtë sezon së bashku me Shkupin u inkuadruan në kategorinë e më të mirëve.

Kampioni aktual i Maqedonisë, MZT “Skopje” do të përballet me Karposh Sokoli, ndërsa Rabotniçki përballet me Kumanovën. Duelet tjera janë Feni Industri – Gostivari, Strumica – AB Ohri dhe Kozhufi – Bllokotehna. Kampionati pritet të fillojë këtë fundjavë.

Nga KB Shkupi, trajneri i klubit Enver Miftari për PORTALB.mk ka thënë se ndeshjet si nikoqir do ti luajnë në sallën “Shaban Tërstena” në Çair, ndërsa dje në orët e pasdites kishte edhe një komision nga FBM-, të cilët i kanë këshilluar drejtuesit e Shkupit, që të sigurojnë nga 16-të ulëse për bankat rezerve, të mbulohet pjesa e daljes dhe hyrjes së basketbollistëve dhe të vendoset sinjalizim mbi tabelën e koshit që sinjalizon përfundimin e 24 sekondave nga sulmi.

“Nuk do të ketë asnjë problem, do të mundohem që sa më parë ti sigurojmë dhe plotësojmë dhe këto kërkesa nga ana e federatës dhe shpresojmë që sa më shpejt të luajmë aty edhe ku e kemi folenë, në sallën tonë në Çair”, ka thënë Miftari për PORTALB.mk

Nëse plotësohen kërkesat e FBM-s, Shkupi që në javën e dytë do të luajë ndeshjen para shikuesve të saj. /Portalb.mk/

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button