Çiçakovski: Partitë urgjentisht të ndërpresin me incidentet, ndërsa kompetentët t’i pastrojnë

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) sot dërgoi apel deri te partitë politike që urgjentisht të ndërpresin me të gjithë incidentet dhe porositi se dhuna vetëm mund t’u sjellë dëm kandidatëve, partisë, procesit zgjedhor dhe shtetit.

“Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ashpër i dënon të gjithë incidentet deritanishme në virgjilje të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 15 tetor. Ato e prishin ambientin demokratik dhe procesin zgjedhor në Republikën e Maqedonisë dhe duhet të ndërpriten”, deklaroi sot Çiçakovski.

Kandidatët për kryetarë të komunave dhe këshilltarë, si dhe partitë politike të cilat ata i përfaqësojnë, theksoi Çiçakovski, nënshkruan kodeks për zgjedhje korrekte dhe demokratike me ç’rast u zotuan se do t’i respektojnë parimet e demokracisë dhe qeverisjes së mirë dhe se do të kontribuojnë për zhvillim demokratik të shoqërisë. Me nënshkrimin e kodeksit edhe vetë partitë u zotuan para qytetarëve të Maqedonisë se do t’u bashkangjiten dhe në mënyrë aktive do ta promovojnë.

“Çdo dhunë, incident, mosrespektim i oponentëve politike në procesin zgjedhor, është në kundërshtim me kodeksin, të ligjeve, rregullave dhe dispozitave të Republikës së Maqedonisë të cilët janë relevantë për zgjedhjet”, deklaroi Çiçakovski.

Në emër të KSHZ-së, u bën thirrje institucioneve kompetente që t’i ndriçojnë incidentet jo të këndshme dhe t’i ndëshkojnë autorët, ndërsa të gjithë partitë politike të kontribuojnë drejt pajtimit të epsheve, të ndikojnë tek anëtarët e tyre dhe drejt pengimit të çfarëdo lloj dhune ose incidente të ardhshme.

“Dhuna asnjëherë nuk është zgjidhje! Kjo nuk i ndihmon askujt, dhe vetëm mund t’u sjellë dëm kandidatëve, procesit zgjedhor, shtetit. Edhe një herë apelojmë për ndërprerje urgjente të të gjithë dukurive negative, drejt respektimit të kundërkandidatëve dhe drejt zgjedhjeve korrekte dhe demokratike. Zgjedhje fitohen më 15 tetor me vullnet të shprehur qartë të qytetarëve, me jehonë të madhe dhe të drejtë individuale të çdo qytetari që të votojë për ata kandidatë të cilët konsideron se janë më të mirë, e jo me dhunë”, deklaroi kryetari i KSHZ-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button