Njëzet e dy vjet nga atentati ndaj presidentit Kiro Gligorov
Para 22 viteve më 3 tetor është kryer atentat ndaj presidentit të parë të Republikës së Maqedonisë, Kiro Gligorov, i cili e mbijetoi me lëndime të rënda në kokë.
Në vendin e atentatit jetën e humbi shoferi i tij Aleksandar Spirovski, ndërsa është lënduar truproja e Gligorovit, Illço Teovski. Si pasojë e lëndimeve vdiq edhe kalimtari i rastit, Hristo Hristomanov, ndërsa u lënduan edhe Klime Korobar dhe Jovan Atanasovski.
Mbetet e panjohur se kush ka qëndruar pas atentatit. Procedura hetuese e cila po zhvillohet kundër një kryerësi të panjohur ende është e hapur. Hetimi konfirmoi se atentati ka qenë mirë i përgatitur dhe organizuar dhe se vetëm rrethanë fati është që presidenti Gligorov e mbijetoi atentatin.