Njëzet e gjashtë vite nga atentati mbi ish presidentin Kiro Gligorov
Para 26 viteve më 3 tetor ishte kryer atentat mbi presidentin e atëhershëm të shtetit, Kiro Gligorov, i cili e mbijetoio me lëndime të rënda në kokë, transmerton MIA.
Në vendin e atentatit ndërroi jetë shoferi i tij Aleksandar Spirovski, ndërsa ishte lënduar edhe truproja e tij, Ilço Teovski. Si pasojë e lëndimeve ndërroi jetë edhe kalimtari i rastit Hristo Hristomanov, ndërsa u lënduan edhe Klime Korobar dhe Jovan Atanasovski.
Mbetet e panjohur se kush qëndronte pas atentatit. Procedura hetuese e cila zhvillohet kundër një autori të panjohur ende është e hapur. Hetimi konfirmoi se atentati ka qenë mirë i përgatitur dhe organizuar dhe se vetëm rrethanë fati është që presidenti Gligorov e mbijetoi atentatit.
Sulmi është kryer me automobil-bombë më 3 tetor të vitit 1995 në ora 9:50 në rrugën “Maqedonia” para hotelit “Bristol” në Shkup kur Gligorov me automjet zyrtar ka lëvizur nga rezidenca e tij në vendin e punës në Kuvend.
Në një automobil “citroen ami 8” kanë qenë të fshehura 20 kilogramë shpërthyes, i cili është aktivizuar me telekomandë kur automjeti i Gligorovit lëvizte drejt ndërtesës së Kuvendit. Para shpërthimit automjetin zyrtar të presidentit në rrugën “Maqedonia” e ka ngadalësuar një “fiqo”.
Kiro Gligorov ndërroi jetë në moshën 94 vjeçare, më 1 janar të vitit 2012.